Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person i kërkuar ndërkombëtarisht është ekstraduar nga Franca në Kosovë, pas kërkesës së autoriteteve kosovare.

Sipas njoftimit të Policisë, ekstradimi është realizuar më 17 shtator nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

Personi ishte në kërkim ndërkombëtar me kërkesë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas nenit 374 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I njëjti është dënuar me katër vjet burgim.

Policia ka njoftuar se personi, i shoqëruar nga zyrtarët e ILECU-së, ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Pas mbërritjes, ai është marrë nga zyrtarët policorë dhe është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku është dorëzuar për vuajtjen e dënimit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika