Qytetarët pritet të mblidhen sërish sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në shenjë proteste pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta është paralajmëruar të nisë në orën 21:00, ndërsa motoja e tubimit do të jetë “Jo në emrin tim”.
Njoftimin për protestën e sontme e ka shpërndarë në “Instastory” edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ai kishte qenë pjesë edhe e protestës së mbajtur mbrëmë në Prishtinë, pas shpalljes së vendimit në Hagë.
