Arrestohen dy persona në Merdare, dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia

Dy persona janë arrestuar në pikën kufitare në Merdare, nën dyshimin se kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Rasti është raportuar më 19 shtator 2026, rreth orës 21:10.

Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit janë dy meshkuj, njëri shtetas i Serbisë dhe tjetri shtetas i Republikës së Kosovës.

“Janë ndaluar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i Serbisë dhe tjetri shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet se ilegalisht kanë hyrë nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në raportin policor.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika