Një burrë është sulmuar fizikisht dhe është therur me thikë nga dy persona në Skenderaj të dielën.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima fillimisht është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit, të cilët më pas e kanë sulmuar edhe me një mjet të mprehtë, thikë.
Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.