Kurti takohet me shefen e FMN-së në New York, diskutojnë reformat dhe rritjen ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar në New York një takim me Drejtoren Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva.

Kurti ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për partneritetin ndërmjet Kosovës dhe FMN-së, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

“Një takim përmbajtjesor në New York me Drejtoren Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar, znj. Kristalina Georgieva. Diskutuam për partneritetin tonë të deritanishëm dhe mundësitë që kemi përpara”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se agjenda e reformave të Qeverisë synon krijimin e vendeve më të mira të punës, veçanërisht për të rinjtë dhe gratë.

“Agjenda jonë e reformave synon krijimin e vendeve më të mira të punës, veçanërisht për të rinjtë dhe gratë, përmes rritjes së produktivitetit, investimeve dhe eksporteve, si dhe rritjes së pjesëmarrjes në fuqinë punëtore”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, prioritet për Qeverinë mbetet zgjerimi i programit “SuperPuna për Gratë”, si dhe vazhdimi dhe përmirësimi i sistemit të arsimit dual.

Kurti ka theksuar se gjatë këtij viti Kosova ka shënuar rritje ekonomike prej 5.4 për qind në tremujorin e parë dhe 4.1 për qind në tremujorin e dytë.

Në takim, sipas Kurtit, është diskutuar edhe për sfidat globale, përfshirë rritjen e çmimeve të naftës dhe krizën energjetike.

“Biseduam edhe për sfidat me të cilat po përballen vendet në mbarë botën, përfshirë rritjen e çmimeve të naftës dhe krizën energjetike, si dhe për mekanizmat dhe masat që nevojiten për t’i përballuar këto sfida”, ka shkruar ai.

Në fund, Kurti ka falënderuar Georgievën për bashkëpunimin me FMN-në.

“E falënderova znj. Georgieva për bashkëpunimin e vazhdueshëm me FMN-në, të cilin presim ta thellojmë dhe diversifikojmë edhe më tej në këtë mandat”, ka përfunduar Kurti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika