Dy persona arrestohen në Kaçanik nën dyshimin për dhunim të dy grave

Dy persona janë arrestuar në Kaçanik nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhunim”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 21 shtator 2026, rreth orës 23:00, kur është bërë e ditur se dy gra kosovare dyshohet se kanë qenë viktima të dhunimit nga dy persona të panjohur.

Lidhur me rastin, dy viktimat janë intervistuar nga prokurori, i cili pas intervistimit ka autorizuar hapjen e rastit për veprën penale “Dhunim”.

“Është raportuar se dy femra kosovare dyshohet se janë keqpërdorur nga dy persona të panjohur”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkohë, të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje.

“Të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera për rrethanat e rastit, ndërsa procedurat hetimore po vazhdojnë.

Të fundit nga rubrika