Kushtetuesja: Kuvendi është i konstituuar, Qeveria nuk bie ndesh me Kushtetutën

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur lidhur me kërkesat e parashtruara nga deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë.

Gjykata ka vendosur njëzëri që kërkesat të deklarohen të pranueshme, ndërsa ka konstatuar se Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas kalimit të afatit 30-ditor të përcaktuar me Kushtetutë.

Sipas vendimit, kalimi i këtij afati ka pasojë fillimin e rrjedhjes së afateve kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, kur posti është vakant, si dhe për zgjedhjen e Qeverisë.

Kushtetuesja ka konstatuar gjithashtu se deputetët duhet që sa më parë të zgjedhin nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e grupit të dytë më të madh parlamentar, në pajtim me Kushtetutën.

Sa i përket Qeverisë, Gjykata ka konstatuar se vendimi i 13 shtatorit 2026 për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me nenin 95 të Kushtetutës, i cili rregullon zgjedhjen e Qeverisë.

Në vendim është përcaktuar edhe afati për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Gjykata ka konstatuar se afati 60-ditor ka filluar më 8 gusht 2026 dhe përfundon më 6 tetor 2026.

Gjykata ka refuzuar kërkesën për masë të përkohshme.

Vendimi hyn në fuqi në ditën e publikimit të tij nga Gjykata Kushtetuese. Gjykata ka bërë të ditur se teksti i plotë i vendimit do t’u dorëzohet palëve dhe do të publikohet edhe në Gazetën Zyrtare.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika