Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të presë presidentin kinez Xi Jinping në një vizitë të rrallë treditore në Shtetet e Bashkuara.
Trump do ta presë personalisht Xi Jinpingun në bazën ajrore “Andrews”, në prag të një darke shtetërore që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Gjatë vizitës, dy liderët pritet të diskutojnë një sërë çështjesh të rëndësishme, përfshirë tarifat tregtare, inteligjencën artificiale, luftën në Iran dhe Tajvanin.
Vizita zhvillohet në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet SHBA-Kinë, pasi një marrëveshje tregtare e arritur vitin e kaluar pritet të skadojë në nëntor, raporton BBC.
Kjo është vizita e parë e Xi Jinpingut në Uashington që nga viti 2015, kur ai u prit nga presidenti i atëhershëm amerikan, Barack Obama.
Vizita do të përfshijë pritje zyrtare, takime me dyer të mbyllura dhe një darkë shtetërore, ndërsa pritet që bisedimet Trump-Xi të jenë në fokus të vëmendjes ndërkombëtare.