Vlora Hyseni, drejtuesja e shkarkuar e Shërbimit Informativ të Shtetit, përballet sot për herë të parë me Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në orën 12:00, Hyseni pritet të ulet në bankën e të akuzuarve, në një senancë gjyqësore të marrjes në pyetje, gjatë së cilës gjykata verifikon masat e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga detyra” të dhëna në mungesë ndaj saj, si e dyshuar për “përkrahje të autorit të krimit” dhe “nxjerrje të sekretit shtetëror”, shkruan A2.
Më herët, para GJKKO-së do të dalin për verifikimin e masës “arrest në burg” të arrestuarit Fatjon Kalluci dhe Embro Sulejmani, të akizuar përkatësisht për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “përkrahje të autorit të krimit”.
Vlora Hyseni vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës, shoqërohet drejt Shqipërisë