Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet sot nga ora 11:00, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit dhe votimin e Qeverisë së re.
Në rend dite të mbledhjes pritet të jetë propozimi për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2025, si dhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kryesisë.
Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar 6 tetorin si afat për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, një ditë më parë nuk ka dhënë detaje lidhur me hapat që do të ndërmerren për zgjedhjen e presidentit.
“Nesër pas mbledhjes së Kryesisë do flasim për media, ta respektojmë sot heroin Afrim Bunjaku dhe le të flasim për tema të tjera nesër. Ju pres në Kuvendin e Kosovës”, kishte deklaruar Haxhiu.