Tre persona të lënduar pas të shtënave me armë zjarri në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Tre persona janë lënduar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga të shtënat me armë zjarri në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, përkatësisht pran një restauranti në Veternik.

Rastin e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës.

Sipas tij, policia, informatën për rastin e ka pranuar rreth orës 05:00, pas së cilës njësitet policore kanë dalë menjëhërë në vendin e ngjarjes.

“Sipas të dhënave fillestare, dy persona dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa një tjetër dyshohet se është lënduar nga një mjet i mprehtë”, thekson ai.

Të tre të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Njësitet relevante policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndëmarrë veprimet e mëtejme hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit./KP

Të fundit nga rubrika