Diaspora shqiptare në Finlandë në bashkëpunim me platëformën qytetare ”Liria ka Emër” kanë organizuar një protestë në Helsinki kundër vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.
Pjesëmarrësit në protestë kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke kërkuar drejtësi për ta.
Protesta në kryeqytetin finlandez është një tjetër shprehje e mobilizimit të diasporës shqiptare lidhur me procesin në Hagë.