Sulmohet një infermiere gjatë kryerjes së detyrës në Prishtinë

Policia e Kosovës (Ilustrim)

Policia e Kosovës ka njoftuar se një infermiere dyshohet se është sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës së saj në një shtëpi në rrugën “Pandeli Sotiri” në Prishtinë.

Sipas raportimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 12:00, kur infermierja, së bashku me ekipin e saj, kishte shkuar në shtëpinë e një personi të dyshuar për t’i ofruar tretman mjekësor.

Pas përfundimit të tretmanit, i dyshuari dyshohet se ka nisur një konflikt verbal dhe më pas ka sulmuar fizikisht infermieren.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Policia po merret me procedimin e mëtejmë të rastit.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika