Kosova ka ngushtuar epërsinë ndaj Austrisë në 3:1, në minutën e 83-të.
Edon Zhegrova ka realizuar nga pika e bardhë, duke e kthyer penalltinë në gol dhe duke i dhënë Kosovës shpresë për një rikthim në minutat e fundit të ndeshjes.
Zhegrova e mashtroi portierin Zawieschitzky-n, i cili u hodh në këndin e djathtë, ndërsa Zhegrova e dërgoi topin qetësisht në këndin e majtë.