Kosova është mposhtur 3:1 nga Austria në ndeshjen e zhvilluar sonte, pavarësisht aksioneve dhe përpjekjeve të “Dardanëve” për ta ngushtuar rezultatin në pjesën e dytë.
Austria kaloi në epërsi në minutën e 23-të, kur David Affengruber shënoi për 1:0.
Austriakët e dyfishuan epërsinë në pjesën e dytë. Golin e dytë për Austrinë e realizoi Chukwubuike Adamu në minutën e 45+2-të.
Në minutën e 61-të, Carney Chukwuemeka realizoi për 3:0, ndërsa Austria vazhdoi të ishte në avantazh.
Kosova reagoi në minutat e fundit dhe fitoi një penallti pas ndërhyrjes ndaj Valmir Matoshit. Nga pika e bardhë, në minutën e 83-të, i saktë ishte Edon Zhegrova, i cili shënoi për 3:1.
“Dardanët” tentuan të shënonin edhe golin e dytë dhe krijuan disa aksione në pjesën e mbetur të ndeshjes, por nuk arritën ta ndryshonin më rezultatin.
Kështu, ndeshja përfundoi me fitoren e Austrisë 3:1.