PDK reagon ndaj kronikës së RTK-së: Raportim i pavërtetë se kemi kërkuar uljen e dënimeve në Hagë

Partia Demokratike e Kosovës e cilëson të pavërtetë dhe fyes raportimin e RTK-së në edicionin qëndror të lajmeve se PDK kërkon “uljen e dënimeve për krerët e UÇK-së”. Ky formulim e shtrembëron qëndrimin tonë qëllimshëm.

Përmes një njoftimi për media, thuhet se PDK e ka kundërshtuar aktgjykimin e shkallës së parë dhe kërkon lirimin e plotë të çlirimtarëve dhe kërkon drejtësi dhe angazhim të plotë të shtetit për t’u siguruar atyre mbrojtjen më të mirë të mundshme në procesin e apelit.

“Kësaj i shërben edhe nisma jonë ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Nuk pranojmë që kërkesa jonë për drejtësi dhe lirim të plotë të paraqitet para publikut si kërkesë për ulje dënimesh. Një raportim i tillë ngre shqetësime serioze për politikën redaksionale të transmetuesit publik dhe krijon përshtypjen e një shtrembërimi me prapavijë politike.

Kërkojmë nga RTK-ja ta korrigjojë menjëherë kronikën, ta sqarojë saktë qëndrimin e PDK-së dhe të kërkojë falje publike për këtë raportim”, thuhet në njoftim./EO

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika