Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot me 94 vota për, një abstenim dhe asnjë votë kundër, formimin e 16 komisioneve parlamentare dhe përbërjen e tyre për Legjislaturën e 11-të.
Me këtë votim, Kuvendi ka përmbyllur edhe një nga pikat e rendit të ditës së seancës së sotme.