Man United pranon të nënshkruajë me Martinez nga Ajax

Manchester United ka rënë dakord që të nënshkruajë qendërmbrojtësin argjentinas, Lisandro Martinez nga Ajax, kjo marrëveshje është me vlerë deri në 67 milionë euro

Lisandro Martinez, foto BeSoccer

Kontrata pesëvjeçare është pothuajse në duart e 24 vjeçarit argjentinas, Lisandro Martinez, vlera fillestare do të jetë në vlerë prej 48 milionë paund, ku Martinez do i’u nënshtrohet kushteve mjekësore dhe vizës për në Mbretëri të Bashkuar.

Marrëveshja përfshin 8.5 milionë paund shtesa dhe 2.2 milionë pagesa solidariteti për ish-klubet ku ka qenë pjesë Lisandro Martinez.

Martinez pas transferimit nga skuadra argjentinase Defensa y Justicia në Ajax, i bëri gjithsej 120 paraqitje.

Nënshkrimi i tretë për Manchester United do të jetë argjentinasi pasi Tyrell Malacia dhe Christian Eriksen u transferuan në Manchester United në një transferim të lirë.

Qendërmbrojtësi është ende nën kontratë me klubin e Ajaxi-it ku kjo kontratë vlen deri më 30 qershor të vitit 2025, por Ajax ka rënë dakord për tarifën e transferimit 57.37 milionë euro, e që kjo shumë pritet të rritet deri në 67.37 milionë euro përmes variablave.

Lisandro Martinez ka qenë lojtari i vitit për Ajax gjatë sezonit 2021-2022.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika