Rrahmani: Mbështetja e deklaratës për Gjykatën Speciale, por jo e ligjit, është dyfytyrësi politike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, ka deklaruar se mbështetja e deklaratës së përbashkët të Kuvendit për aktgjykimin denues te Gjykatës Speciale, pa mbështetur edhe ligjin që synon adresimin e padrejtësive të mundshme, nuk ka kuptim.

Rrahmani i bëri këto deklarata në një bisedë në emisionin “Five” të RTV Dukagjinit, ku u diskutua për miratimin e deklaratës së përbashkët të Kuvendit të Kosovës, 12 ditë pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai ka falënderuar deputetët që e mbështetën deklaratën, por ka theksuar se ajo nuk ka efekte juridike në procesin gjyqësor.

“Falënderoj gjithë deputetët që e kanë mbështetur një deklaratë të përbashkët. Kjo deklaratë nuk ka efekte juridike për procesin, por është thjesht një deklarim i përbashkët për krejt atë që ka ndodhur”, ka thënë Rrahmani.

Ai ka shtuar se seanca është vonuar për shkak të mospajtimeve ndërmjet partive politike, duke paralajmëruar se mund të ketë edhe pozicionime të ndryshme politike lidhur me hapat e ardhshëm.

Deputeti i PDK-së ka theksuar se mbështetja e deklaratës dhe kundërshtimi i ligjit të propozuar për Gjykatën Speciale do të përbënin, sipas tij, dyfytyrësi politike.

“Mbështetja e kësaj deklarate dhe mosmbështetja e ligjit nesër nuk ka kuptim. I bie me pas dyfytyrësi politike. Sepse i vetmi proces që ne, si Kuvend dhe deputetë, mundemi me i ndihmu kthimit të drejtësisë që i është bërë popullit shqiptar dhe UÇK-së, është përmes votimit të ligjit që do të jetë si garanci për përmirësimin e padrejtësive që mund të bëhen në shkallën e dytë”, ka deklaruar Rrahmani.

Në këtë kontekst, ai i ka bërë thirrje Qeverisë që të japë një opinion ligjor për çështjen në fjalë.

Rrahmani ka argumentuar se Qeveria mund të japë vlerësimin e saj juridik, ndërsa vendimmarrja për ligjet i takon Kuvendit.

Ai ka theksuar se, sipas tij, Qeveria nuk ka kompetencë të ndryshojë apo plotësojë ligjin e dërguar, por mund të japë opinionin e saj, përpara se Kuvendi të vendosë për të.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika