Vuçiq tenton të justifikojë në CNN nderimet për kriminelin e luftës Mlladiq: S’kemi bërë asgjë të keqe

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Aleksandar Vuçiq, i cili së fundmi ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të Serbisë, ka folur për CNN lidhur me zhvillimet politike në vend, zgjedhjet e ardhshme, por edhe për varrimin e ish-komandantit të forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq

Duke folur për varrimin e Mlladiqit dhe reagimet që pasuan, Vuçiq ka thënë se nuk sheh arsye që Serbia të japë shpjegime apo të arsyetohet për këtë çështje.

“Nuk shoh pse duhet të arsyetohemi; nuk kemi bërë asgjë të keqe”, ka deklaruar Vuçiq për CNN.

Mlladiqi, i dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, ka qenë një prej figurave kryesore të forcave serbe të Bosnjës gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Çështja e varrimit të tij ka nxitur reagime të shumta, ndërsa deklarata e Vuçiqit është dhënë në kuadër të një interviste për CNN, ku ai ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme dhe zhvillimet politike në Serbi.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika