Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Obiliq

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për një rast të vjedhjes së rëndë në Obiliq.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 19 shtator 2026, në rrugën “Llapi”, ku dy persona të maskuar dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash nga arka e një kompanie.

Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Obiliq, pas hetimeve, ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë njërin nga personat e dyshuar.

I arrestuari, A.I., është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Ndërkohë, personi i dytë i dyshuar për rastin vazhdon të jetë në kërkim nga Policia.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika