Kryeministri i Estonisë, Kristen Michal, ka thënë se vendi i tij nuk do të frikësohet nga Rusia, pasi autoritetet estoneze e kanë lidhur një sulm me zjarr ndaj kompanisë së industrisë së mbrojtjes Milrem Robotics me shërbimet speciale ruse.
Pak minuta pasi Kremlini mohoi përfshirjen e Rusisë në këtë rast, Michal reagoi përmes një postimi në platformën X, duke thënë se sulmi ishte urdhëruar nga shërbimet speciale ruse.
“Sulmi me zjarr ndaj Milrem Robotics u urdhërua nga shërbimet speciale ruse”, ka shkruar Michal, raporton The Guardian.
Sipas tij, incidenti është pjesë e një fushate më të gjerë të Rusisë në Evropë, që synon të frikësojë vendet evropiane dhe të dobësojë mbështetjen e tyre për Ukrainën.
“Kjo nuk do të funksionojë. Përgjigjja jonë do të jetë e kundërta: siguri më e madhe në vend, më shumë mbështetje për Ukrainën dhe presion më i madh ndaj Rusisë. Nuk do të frikësohemi”, ka deklaruar kryeministri estonez.
Qeveria e Estonisë ka publikuar gjithashtu një përmbledhje të zhvillimeve në hetimin e rastit.
Sipas autoriteteve, hetimi penal për rrethanat e sakta të incidentit është ende në vazhdim, por informacionet paraprake të mbledhura deri tani tregojnë se sulmi ishte i porositur.
Personat që dyshohet se e kanë kryer drejtpërdrejt zjarrvënien janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim, ndërsa autoritetet thonë se ata nuk paraqesin më rrezik.
Ngjarja ka ndodhur natën e 15 gushtit, kur një zjarr shpërtheu në një ndërtesë të përdorur nga kompania e industrisë së mbrojtjes Milrem Robotics, në rrugën Betooni, në lagjen Lasnamäe të Talinit. Shërbimet emergjente reaguan menjëherë dhe zjarri u vu shpejt nën kontroll. Sipas autoriteteve, nuk pati rrezik për jetën e njerëzve.
Më 17 gusht, në Letoni u arrestuan dy shtetas letonezë të dyshuar për kryerjen e zjarrvënies, ndërsa një i dyshuar i tretë u arrestua më 18 gusht.
Gjatë kontrolleve në lokacionet e lidhura me të dyshuarit në Letoni, autoritetet sekuestruan pajisje të shumta për ruajtjen e të dhënave, si dhe sende që dyshohet se mund të jenë përdorur për t’i vënë zjarrin ndërte