Musliu-Shoshi kritikon ambasadorin britanik për qëndrimin ndaj Speciales

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar në “Debat Plus” deklarimin e ambasadorit britanik Jonathan Hargreaves për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ajo ka thënë se do të ishte “jashtëzakonisht shqetësuese” nëse qëndrimi i ambasadorit është edhe qëndrim zyrtar i Mbretërisë së Bashkuar.

“Nëse qëndrim që ambasadori e ka prezantuar është faktikisht i Mbretërisë së Bashkuar, e që në kushte normale një ambasador është fjala  e shtetit që përfaqëson. Kjo është jashtëzakonisht shqetësuese. Tregon që ambasadori nuk e ka përcjell as procesin e nuk e ka dëgjuar as arsyet pse janë dënuar krerët e UCK-së… është fatkeqësi nëse qëndrimi i njëjtë, të cilin e prezanton ambasadori sonte – që nuk është i drejtë, është qëndrim i Mbretërisë së Bashkuar”, ka deklaruar Musliu-Shoshi në Debat Plus.

Hargreaves ka deklaruar se dënimet kanë të bëjnë me krime individuale ndaj viktimave dhe nuk përbëjnë gjykim mbi shtetësinë apo sovranitetin e Kosovës. Qeveria britanike ka shprehur të njëjtin qëndrim në deklaratën e saj të 16 shtatorit.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika