Pesë komisione parlamentare mblidhen sot

Pesë komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë mbledhje sot.

Sipas kalendarit zyrtar të Kuvendit, aktivitetet nisin në orën 09:30 me mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Në rend dite është miratimi i rendit të ditës, shqyrtimi dhe miratimi i fushëveprimit të komisionit, si dhe pika “Të ndryshme”.

Në orën 10:00 do të mblidhen dy komisione. Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të shqyrtojë fushëveprimin e tij, ndërsa Komisioni për Arsim dhe Shkencë do të shqyrtojë dhe miratojë fushëveprimin e komisionit.

Ad Banner
Po në orën 11:00 është paraparë mbledhja e Komisionit për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini, ku në rend dite janë miratimi i rendit të ditës, shqyrtimi dhe miratimi i fushëveprimit të komisionit dhe pika “Të ndryshme”.

Ndërkaq, në orën 13:00 do të mblidhet Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport. Edhe ky komision do të shqyrtojë fushëveprimin e tij, krahas miratimit të rendit të ditës dhe pikës “Të ndryshme”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika