Me intonimin e Himnit Kombëtar Shqiptar ka nisur protesta masive në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në protestë po marrin pjesë mijëra qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovës, të cilët janë mbledhur për të shprehur kundërshtimin ndaj vendimit dhe për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
Protesta është thirrur nga platforma “Liria ka Emër”, ndërsa është paralajmëruar nën sloganin “Jo në emrin tim”.
Pjesëmarrësit në protestë kanë nisur të mblidhen në shesh që para fillimit të tubimit, ndërsa atmosfera është shoqëruar me flamuj të Kosovës dhe të UÇK-së dhe pankarta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Protesta po zhvillohet pas aktgjykimit të 16 shtatorit, me të cilin Dhomat e Specializuara të Kosovës shpallën fajtorë ish-krerët e UÇK-së për disa akuza për krime lufte.
Tubimi pritet të vijojë me fjalime dhe mesazhe të organizatorëve dhe pjesëmarrësve.