Syla nga protesta: Nuk kërkojmë favore, por drejtësi të pastër për ish-krerët e UÇK-së

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka mbajtur fjalim para mijëra protestuesve të mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke kërkuar drejtësi për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fjalimin e tij, Syla ka ngritur pikëpyetje rreth mënyrës se si, sipas tij, janë vlerësuar provat gjatë proceseve gjyqësore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Si ka mundësi të jenë më të besueshme për këtë gjykatë dosjet e Serbisë, më shumë se dëshmitë e zyrtarëve amerikanë dhe anglezë? Kurrë nuk keni pasur dhe nuk do të keni aleatë më besnikë se ushtarët e UÇK-së”, ka deklaruar Syla.

Nga sheshi “Skënderbeu”, ai u ka bërë thirrje institucioneve dhe, siç tha, botës demokratike që të sigurohet drejtësi për ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Syla ka theksuar se protestuesit nuk po kërkojnë trajtim të veçantë apo favore, por drejtësi.

“Ne nuk kërkojmë favore, ne kërkojmë drejtësi të pastër si loti”, ka thënë Syla.

Protesta në Prishtinë po mbahet nën sloganin “Jo në emrin tim”, në kundërshtim me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Tubimi është organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, ndërsa në të po marrin pjesë mijëra qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovës.

“Jemi bërë bashkë për UÇK-në, liria nuk ka parti politike”, Tasholli me mesazh nga marshi në Prishtinë

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika