Lladrovci në takim me Konjufcën: Biseduam si bëhet Kosova më mirë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim të rastësishëm me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Përmes një postimi, Lladrovci ka thënë se gjatë takimit ka zhvilluar një bisedë të këndshme me Konjufcën, duke theksuar se diskutimi nuk ka qenë për politikë apo poste, por për mënyrën se si mund të bëhet Kosova më mirë.

“Koha po ecë, vendnumërimi nuk i shkon për shtati Republikës tonë. Ecja duhet të shndërrohet në vrap, për të arritur nivelin që rinia jonë ta gjej lumturinë, këtu”, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka thënë se me Konjufcën ka biseduar për të ardhmen e Kosovës dhe ka lënë të kuptohet se, sipas tij, bashkëpunimi mes njerëzve me vullnet për vendin mund të kontribuojë në zhvillimin e shtetit.

“Me Glaukun, ka mundur të zgjidhet e panjohura moti, megjithatë, nuk është vonë, për ata që kanë vullnet për ta rreshtuar veten pas Kosovës!”, ka shkruar Lladrovci.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika