Arrestohet një shtetase e huaj në Prishtinë, dyshohet se sulmoi me gurë një person

Një shtetase e huaj është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka sulmuar me gurë një shtetas të huaj, duke i shkaktuar lëndime në këmbë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 3 tetor, rreth orës 03:00. E dyshuara kishte hedhur gurë nga ballkoni i banesës ku po qëndronte në drejtim të ballkonit të viktimës.

Policia ka njoftuar se ajo ishte sjellë në mënyrë agresive dhe, me një thikë, kishte thyer xhamin e derës së terasës, duke hyrë brenda. Sipas policisë, veprimet e saj kishin paraqitur rrezik edhe për zyrtarët policorë gjatë ndërhyrjes.

Me urdhër të prokurorit, njësiti përkatës policor ka hapur me forcë derën e banesës ku ndodhej e dyshuara. Thika është konfiskuar, ndërsa ajo është shoqëruar në stacionin policor.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika