Përleshje në Zubin Potok, një person lëndohet rëndë dhe katër të dyshuar arrestohen

Policia

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore gjatë një përleshjeje në Zubin Potok. Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar katër të dyshuar, tre prej të cilëve janë të mitur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 2 tetor, rreth orës 23:35. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ku pas ekzaminimit është konstatuar se kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, është planifikuar transferimi në një shtet tjetër për trajtim të mëtejshëm.

Katër personat janë arrestuar nën dyshimin për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të miturit janë liruar. Ndaj tyre, rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika