Kjo javë kryesisht me diell, temperaturat deri në 26 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka publikuar parashikimin e motit për periudhën 5–9 tetor 2026.

Sipas IHK-së, gjatë kësaj jave në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me intervale të gjata me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat do të jenë relativisht të larta për këtë periudhë të vitit, veçanërisht gjatë ditës, ndërsa mëngjeset do të jenë të freskëta, me mundësi për temperatura nën zero në disa zona.

Të hënën dhe të martën moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 25°C.

Të mërkurën pritet mot kryesisht me diell dhe i qëndrueshëm, me temperatura maksimale deri në 26°C.

Të enjten do të ketë diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 22 deri në 25°C.

Ndryshimi i motit pritet të vërehet të premten, kur do të shtohen vranësirat dhe do të krijohen kushte për riga shiu. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 21 dhe 24°C.

Gjatë gjithë javës, era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, verilindja dhe jugperëndimi, me shpejtësi nga 1 deri në 8 m/s.

IHK vlerëson se kushtet biometeorologjike gjatë pjesës më të madhe të javës do të jenë kryesisht të mira dhe të favorshme për shumicën e kategorive të popullsisë. Temperaturat e ulëta në orët e mëngjesit mund të shkaktojnë ndjesi freskie dhe të ftohti, veçanërisht te personat e ndjeshëm ndaj ndryshimeve të temperaturës.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika