Protestuesit kalojnë natën para Kuvendit

Një numër qytetarësh kanë protestuar që nga mbrëmja e së dielës para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, në kuadër të protestës së organizuar nga iniciativa “Jo në emrin tim”, me kërkesën që deputetët të votojnë ndryshimet ligjore për Dhomat e Specializuara.

Iniciativa u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen sërish të hënën në orën 08:00 para Kuvendit, në kohën kur pritet të shqyrtohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Para seancës plenare, në orën 08:00, pritet të mblidhet Komisioni për Legjislacion, i cili do ta shqyrtojë këtë projektligj.

Ndërkaq, në orën 09:00 pritet të nisë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku shqyrtimi i parë i projektligjit është pika e parë e rendit të ditës.

Po ashtu, në orën 09:00, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka paralajmëruar protestë para Kuvendit, me kërkesën që deputetët të votojnë ndryshimet ligjore./EO

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika