Haxhiu u bën thirrje protestuesve: Ruajeni karakterin paqësor të protestës

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje protestuesve që ta ruajnë karakterin paqësor të protestës dhe të mos përdorin dhunë.

Nga Kuvendi i Kosovës, Haxhiu ka thënë se dhuna mund ta dëmtojë kauzën që protestuesit synojnë ta mbrojnë, atë të UÇK-së por edhe të çlirimtarëve.

“Ju bëj thirrje të gjithë protestuesve që të ruajnë karakterin paqësor të protestës. Dhuna e dëmton kauzën që të gjithë duam ta mbrojmë, atë të UÇK-së, por edhe atë të çlirimtarëve tanë”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka theksuar se Kuvendi tashmë e ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe ka kërkuar që protestat të vazhdojnë në mënyrë paqësore.

“Edhe grupet parlamentare duhet të bëjnë një thirrje të njëjtë, as UÇK-në e as çlirimtarët tanë nuk i mbrojmë me dhunë”, ka thënë Haxhiu

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika