Protestuesit gjuajnë mjete piroteknike drejt Kuvendit

Mjete piroteknike janë hedhur në drejtim të objektit të Kuvendit të Kosovës, ku si pasojë është thyer një xham.

Protestuesit që po qëndrojnë para Kuvendit që nga mëngjesi po kërkojnë procedimin urgjent dhe miratimin përfundimtar të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka deklaruar se protesta do të vazhdojë deri në miratimin e plotë të ligjit.

“Nuk zmbrapsemi. Leximi i parë kaloi, por ne do të qëndrojmë këtu derisa të kalojë edhe leximi i dytë. Kërkesa jonë është miratimi i ligjit deri në fund”, ka deklaruar Haziri.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, me 90 vota për dhe asnjë kundër.

Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” po vazhdojnë qëndrimin para Kuvendit, në ditën e 20-të të protestës, duke kërkuar që procedura të përfundojë me votimin përfundimtar të ligjit.

“Nuk largohemi. Presim votimin në lexim të dytë”, ka thënë Haziri.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika