Alija: Pas 16 shtatorit duhej unitet politik, jo taktizime nga partitë

Artan Alija nga “The Strategy Group Washington DC” ka kritikuar mënyrën se si po trajtohet politikisht çështja e UÇK-së dhe e Dhomave të Specializuara, duke thënë se një temë me rëndësi kombëtare është politizuar nga partitë politike.

Alija, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, ka thënë se edhe zhvillimet e fundit rreth kandidaturës për president tregojnë, sipas tij, mungesë të dialogut të mirëfilltë politik.

Sipas tij, partitë politike kanë pasur kohë të mjaftueshme që të diskutojnë për çështjen e presidentit dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara, veçanërisht pas 16 shtatorit.

“Për fat të keq edhe një temë kaq e rëndësishme si UÇK-ja dhe Gjykata Speciale atje po politizohet si çdo gjë edhe më herët dhe kemi parë taktizime të shumta edhe këtë të fundit me këtë ofertën për kandidatin që ishte arritur me LDK-në ku edhe njëherë u dashtë që ai të dalë në publik dhe të thotë që s’është kandidat. Ka pasur kohë të mjaftueshme të flitet për Presidentin dhe Ligjin që nga 16 shtatori. Por, kemi parë që s’ka pasur mjaft dialog politik por disa takime të shkurtra dhe asgjë konkrete – çështja pas 16 shtatorit është çështje kombëtare dhe do të duhej të shërbente për unitet mes partive politike dhe e gjitha kjo u politizua shpejt nga të dyja palët dhe çka do të ndodhë në dhjetor kur të konstituohet Kuvendi i ri pasi po dihet se do të kemi zgjedhje – po përjetojmë një “dejavu” për herë të 4 brenda dy vjetëve”, u shpreh Alija.

Ai ka vlerësuar se çështjet që lidhen me UÇK-në dhe Dhomat e Specializuara, në vend se të shërbejnë si pikë bashkimi ndërmjet subjekteve politike, janë kthyer në pjesë të përplasjeve dhe kalkulimeve politike.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika