Në Prishtinë po vazhdon nata e 21-të e protestës “Jo në emrin tim”, e organizuar me kërkesën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Gazetarja e Dukagjinit, Blerta Zuka, që po e përcjell nga afër situatën në terren, raporton se në këto momente në zonën nga hynë deputetët në Kuvend kanë arritur edhe dy autobusë me zyrtarë policorë.
Ndërkohë, në pamjet nga vendi i ngjarjes dëgjohen protestuesit duke brohoritur “Marre”.
