Gashi: Kurti po ndryshon fjalët çdo dy orë, kjo taktikë po na çon në zgjedhje

Analisti Astrit Gashi ka kritikuar zhvillimet politike rreth zgjedhjes së presidentit dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se ajo që po ndodh është e ngjashme me situatën e krijuar në muajin prill, kur Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin.

I ftuar në “Debat Plus”, Gashi tha se, sipas tij, nuk ka përpjekje reale për zgjedhjen e presidentit, por një përpjekje për të përcaktuar se kujt do t’i mbetet faji në rast se vendi shkon në zgjedhje.

“I kemi pasur dy konferenca të Kurtit e sigurisht do të kemi edhe një tjetër, kemi një rikthim të muajit prill kur ishte nata e fundit për zgjedhjen e presidentit – kemi një taktik dhe teknik të njëjtë të përdorur që nuk do të na qojë askund tjetër pos në zgjedhje të reja. Sot nuk kemi përpjekje për të zgjedhur president të ri po një taktik se kujt po i mbetet faji dhe Kurti po e luan në mënyra të ndryshme duke ndërruar fjalët çdo dy orë. Kurti u shpreh se duhen 72 orë për të kaluar në lexim të dytë projektligji meqë e ofroi tash se nëse PDK-ja pranon e shtyjmë para nëse e votoni Presidentin. Kurti u shpreh se kurrë nuk ka kushtëzuar PDK-në teksa pas 4 orësh tha se na e votoni presidentin ua kalojmë ligjin”, u shpreh Gashi.

Gashi e cilësoi këtë qasje si një përsëritje të taktikave të mëparshme politike, duke paralajmëruar se, nëse vazhdohet në këtë mënyrë, rezultati mund të jetë shpërndarja e Kuvendit dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja.

Ai po ashtu kritikoi ndryshimin e qëndrimeve të Kurtit gjatë ditës, veçanërisht lidhur me raportin mes votimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjes së presidentit.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika