Ramabaja: Aktgjykimi i 16 shtatorit ofroi mundësi për një kompromis historik politik

Analisti politik Sadri Ramabaja ka thënë se aktgjykimi i 16 shtatorit ka krijuar një mundësi që skena politike në Kosovë të arrijë një kompromis historik, veçanërisht lidhur me zgjedhjen e presidentit.

Ramabaja, i ftuar në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se një marrëveshje e tillë do të mund të ndihmonte në tejkalimin e përplasjeve politike dhe të krijonte një qasje të re për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Ramabaja ka vlerësuar se propozimi i kandidatëve që do të ishin të pranueshëm për spektrin politik, por që nuk do të ishin të lidhur drejtpërdrejt me partitë, do të mund të shërbente si bazë për një model të ri të zgjedhjes së presidentit.

“Aktgjykimi i 16 shtatorit i ka ofruar një rast historik dhe një rast të mirë skemës politike kosovare që me urtësi të shkojnë drejtë një kompromisi historik që ka mundur të bëhet dhe është dëm i madh që s’është bërë sepse do të mund të korrigjohej lufta e brendshme për pushtet e forcave politike që ‘de-facto’ kanë dalë që të tria prej LPK-së. Propozimi i emrave gjithsesi të pranueshëm për skemën politike natyrisht jopartiak por gjithsesi politikë do të mund të kalohej dhe të krijohej një mundësi ideal që të krijohet një shkollë e re për zgjedhjen e presidentit”, u shpreh Ramabaja.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika