Hidhen mjete piroteknike në drejtim të Qeverisë, lëndohet një protestues

Gjatë protestës që po zhvillohet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, një numër i konsiderueshëm i mjeteve piroteknike janë hedhur në drejtim të Qeverisë së Kosovës e cila është e rrethuar prej pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike, është lënduar një protestues, të cilit pjesëtarë të Policisë i kanë ofruar ndihmë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, organizatori i protestës, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje protestuesve që të mos hedhin mjete piroteknike në drejtim të policisë.

“Policia është e jona. Ne kemi dal për të protestuar, jo me u përlesh me policinë. Forca jonë është zëri ynë”, u shpreh Haziri.

Protesta po mbahet përpara Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, me kërkesë për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Të fundit nga rubrika