“Marrëveshje e zorit”, analistët nuk e shohin të qëndrueshëm dakordimin VV-PDK

Dakordimi Kurti-Hamza për zgjedhjen e Presidentes shmangu zgjedhjet e parakohshme, por analistët politik nuk e shohin si fillim të një bashkëpunimi VV-PDK. Sipas tyre, marrëveshja ishte e imponuar nga rrethanat, ndërsa brenda Kuvendit konsiderojnë se nuk kanë përfunduar betejat politike.

Në takimet ballë për ballë dolën çdo herë pa asnjë marrëveshje.

Por, nga distanca, në orët kritike që mund ta çonin vendin në zgjedhje në mungesë të saj, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ranë dakord.

Ndonëse për çështjen e presidentit u morën vesh, analistët politik konsiderojnë se kjo nuk nënkupton marrëveshje mes dy partive politike edhe në rrugën përpara që ka tash Kuvendi i Kosovës.

“Ka qenë një marrëveshje e zorit, e cila nuk nënkupton që është një platform kur do të ndërtohet një bashkëpunim tutje mes PDK-së dhe VV-së, por e shoh si një moment në përplasjet e tyre të radhës”, ka theksuar Shkodran Ramadani, analist politik.

Madje, sipas Ramadanit, as oferta e Kurtit për Justina Shiroka-Pula presidente, nuk ishte e sinqertë.

“Zotëri Kurti ka shpresu që PDK nuk do ta votojë, edhe me këtë moment ka mendu që t’ia ndërtojë vetes tri përpari në zgjedhjet në rast se doi të mbaheshin, e para do ta fajësonte PDK-në, që vendi po hskon në zgjedhje, do ta hiqte stigmën e tij anti-UÇK me votimin e ligjit, dhe e treta do ta linte PDK-në pa kauzë politike”.

Tash pas shmangies së zgjedhjeve, njohësit politikë konsiderojnë se mund të ketë normalizim të shtetit.

“Do të merret me miratimin e ligjeve të reja, do të merret me marrëveshjet ndërkombëtare, por do të merret edhe me çështjet që kanë të bëjnë me mbikqyren e Qeverisë, por edhe çështje të tjera të karakterit nacional,  nuk do të thotë që kanë përfundu betejat politike, por besoj se kemi normalizim të situatës së përgjithshme”, ka deklaruar Basri Muja, analist politik.

Kosova të martën në seancë të jashtëzakonshme, zgjodhi presidente të re të shtetit, Justina Shiroka-Pula, pasi kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe ai i PDK-së, Bedri Hamza, u dakorduan për emrin e saj./TVDUKAGJINI

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika