Haziri: LDK-ja e ruan atributin e partisë institucionaliste

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se qëndrimi i kësaj partie lidhur me zhvillimet e fundit politike nuk përbën diçka të re, duke theksuar se LDK-ja edhe në raste të mëparshme ka mbështetur rezoluta si shprehje të vullnetit të përbashkët politik.

Haziri ka deklaruar se mospjesëmarrja në veprime të caktuara, pa kundërshtim, është pjesë e rolit politik që LDK-ja ka pasur në këtë proces.

“Nuk ka asgjë të re në këtë rrethanë. LDK-ja nuk e ka kundërshtuar, sikur edhe në një rast vitin e kaluar. Ka mbështetur rezolutën si vullnet i përbashkët. Në rezolutë shprehet vullneti politik. Por kur vijnë këto veprimet e tjera, natyrisht, mospjesëmarrja me kundërshtim është e mjaftueshme për rolin politik që në këtë proces LDK-ja ka pasur dhe duhet me kuptuar. Ajo që sot po pohojmë, në shtëpinë e të varurit mos e përmend litarin, është diçka në të cilën ne duhet me vazhdu gjithmonë e me ndërtu edhe me gjetë mundësi me ndërtu bashkëpunim për të gjitha çështjet që janë në interes të Republikës. Kemi kërkuar drejtësi për të gjithë, kemi thënë që drejtësia duhet me u vendos për të gjithë në Kosovë, edhe jo vetëm ne, më vonë edhe ndërkohë edhe tash janë bashkangjitur edhe parti të tjera. Dhe kjo është e mirë, tash po punohet që me u vendos drejtësi për të gjithë”, ka thënë Haziri.

Ai ka folur edhe për vendimin e Kuvendit lidhur me Dhomat e Specializuara, duke thënë se bëhet fjalë për një institucion që përfaqëson vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

“Në këtë frymë pak a shumë është e pritshme për LDK-në. Por është vendim i Kuvendit të Republikës, është institucion i cili përfaqëson vullnetin e popullit të Kosovës. Dhomat e Specializuara kanë dalë si prodhim edhe votim i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ka ndarje të sovranitetit dhe drejtësisë, por kjo me koordinim, me bashkëpunim mund të rregullohet dhe mund të gjenden mënyra me u zbatu ligjin… ligjin. Me këtë rast unë dëshiroj me përgëzuar edhe me u uruar Justina Shiroka Pulën. Zgjedhja e saj për presidente është shpresë. Përballim i një situate dhe krize politike për dy vjet gati që Kosovën e çojnë në vitet e humbura. Ajo tani bart këtë shpresë të pjesës dërmuese të Kosovës, që Kosova ka potencial, ka mundësi me përballuar proceset politike dhe që jo vetëm opozita, po edhe shoqëria civile edhe të tjerët e kanë një derë ku mund të komunikojnë dhe uroj të mos jetë një shpirt ku mund të vajtojnë”, ka deklaruar ai.

Haziri ka komentuar edhe procesin e zgjedhjes së presidentes, duke folur për marrëveshjen e mëparshme të LDK-së me kryeministrin Albin Kurti dhe kandidaturën e Bekim Sejdiut.

“LDK-ja e ka pasur një proces të ndërtuar me zotin Kurti dhe ka dalë një emër, Bekim Sejdiu. Nuk doli i mjaftueshëm dhe zoti Kurti ka vendosur që me PDK-në me ndërtuar një rrugë tjetër dhe mënyra se si është ndërtuar, mënyra si u negociua u pa këtë të diel. Fillojmë me Bekim Sejdiun e përfundojmë me Justina Shiroka Pulën, kemi edhe katër emra në mes. Dhe kjo është çështje e një modeli që kanë zgjedhur ata, ka zgjedhur ai, zoti Kurti apo zoti Hamza në këtë rast. Në fund prodhojnë një shumicë politike. LDK-ja dhe me LDK-në në këtë proces politik është një standard i ri. Ju e dini, kur janë zgjedhur presidentët, sa herë janë zgjedhur presidentët, partia që nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes nuk ka marrë pjesë në seancë. Ne kemi marrë pjesë në seancë, kemi qëndruar në seancë. Votimi është akt politik. Votimi është akt politik. Voton, nuk voton, abstenon, është akt politik. Ne kemi qëndrim politik, kemi bërë akt politik. Pjesëmarrja jonë është akt politik, mosvotimi është akt politik dhe duhet ta kuptoni. Kemi uruar me njëra pas tjetrës, bile e para që ka uruar e dini kush ka qenë? Për befasi, për të mirë sigurisht. Dhe tani ne vazhdojmë me jetuar me institucionet. Ne e ruajmë atributin e partisë institucionaliste deri në fund, kjo është vlerë politike, nuk është dobësi”, tha Haziri./EO

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika