Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim kryeministrin Albin Kurti, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të vendit.
Gjatë takimit, Shiroka Pula ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe bashkërendim institucional, me synim shërbimin ndaj qytetarëve dhe mbrojtjen e interesave të Republikës së Kosovës.
Nga ana e tij, Kurti e ka falënderuar Presidenten për gatishmërinë për të marrë përgjegjësinë e re dhe i ka uruar sukses në detyrë.
Ai ka shprehur përkushtimin për të bashkëpunuar me Shiroka Pulën në përmbushjen e detyrave kushtetuese, si dhe në çështjet me rëndësi për Republikën e Kosovës.