Aktivistja konservatore shqiptaro-amerikane, Kokalari akuzon konsulentët amerikanë për avancimin e agjendës ruse në Ballkan

Aktivistja konservatore shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka ngritur akuza ndaj disa konsulentëve politikë amerikanë, duke thënë se angazhimi i tyre në Ballkan po ndihmon figura politike të lidhura me Moskën dhe po kontribuon në destabilizimin e rajonit.

Në një postim në rrjetin social X, ajo përmendi Chris LaCivita, James Blair, Katie Wiles dhe Paul Manafort, duke e cilësuar veprimtarinë e tyre si pjesë të një operacioni që avancon interesat ruse në Ballkan.

Kokalari kundërshtoi deklaratën që një person nga ekipi i LaCivita ia kishte dhënë gazetares Kellie Meyer, se Republika Srpska në Bosnje e Hercegovinë është kundër politikës së jashtme tradicionale amerikane, por mbështet konservatorët dhe rrymën “America First”.
Sipas Kokalarit, ky përshkrim është i pavërtetë. Ajo pretendoi se lidhjet e këtyre figurave me rrjetin ndërkombëtar socialist dhe komunist SOVINTERN, të cilin e përshkroi si të themeluar në Moskë në prill të vitit 2026, bien ndesh me vlerat e konservatorëve amerikanë.

Në këtë kontekst, ajo ka përmendur Aleksandër Vulinin dhe Lëvizjen Socialiste të Serbisë, duke thënë se partia është anëtare themeluese e këtij rrjeti.

“Republikanët dhe konservatorët nuk kanë asgjë të përbashkët me socialistët dhe komunistët”, ka shkruar Kokalari.

Ajo gjithashtu ka ngritur shqetësime për deklaratat e Millorad Dodikut lidhur me rishikimin e Marrëveshjes së Dejtonit, duke i lidhur ato me rrezikun për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Një pjesë të postimit të saj në X, Kokalari ia ka kushtuar edhe Sali Berishës. Ajo pretendoi se, me ndihmën e kompanisë Continental, ku sipas saj punon Katie Wiles, Berisha kishte siguruar një përjashtim nga kërkesa për vizë dhe kishte marrë pjesë, bashkë me dhjetë anëtarë të Partisë Demokratike të Shqipërisë(PD), në një konventë të Komitetit Kombëtar Republikan në Teksas.

Sipas saj, fotografitë me përfaqësues republikanë gjatë këtij aktiviteti, në Shqipëri ishin paraqitur si dëshmi e mbështetjes nga republikanët dhe administrata amerikane. Andaj, Kokalari këtë e ka cilësuar si një konflikt të mundshëm interesi për LaCivita, duke pretenduar se ai kishte përfshirë klientë të huaj në një aktivitet ku ishte angazhuar si konsulent.

Kokolari ka kërkuar mundësinë që pretendimet e saj t’ia paraqesë drejtpërdrejt presidentit Donald Trump, në praninë e LaCivita.

Ajo po ashtu ka theksuar se shqetësimi i saj lidhet me korrupsionin, destabilizimin e Ballkanit Perëndimor dhe të drejtat e qytetarëve në Shqipëri, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika