Aleanca do të jetë “gardiane” e zbatimit të ndryshimeve në Ligjin për Specialen, thotë Haxhiu 

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka deklaruar se subjekti i saj politik do të ndjekë nga afër zbatimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, të cilat tashmë janë miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancën plenare të martën, pak para mesnatës, votuan në lexim të dytë Projektligjin për plotësim dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Duke folur në FIVE të TV Dukagjinit, Haxhiu tha se Aleanca që nga fillimi ka pasur një qëndrim të qartë lidhur me këtë çështje dhe se deputetët e saj do të jenë në Kuvend për të mbikëqyrur procesin.

“Pozicioni ynë që nga fillimi, Aleanca ka pasur një agjendë të vetën që ka qenë shumë transparente edhe me qytetarët e vendit. Prandaj do të jemi në Kuvend jo vetëm zëri i qytetarëve, por vërtetë do të jemi 24 orë për të mbrojtur çdo proces”, ka thënë Haxhiu.

Ajo theksoi se Aleanca do të kërkojë që ndryshimet e miratuara të zbatohen dhe paralajmëroi se do të ndjekë edhe hapat e mëtejmë institucionalë.

“Dhe mbi të gjitha për ta pasur zbatimin e këtij ligji dhe për ta pasur strategjinë, të cilën kryeministri Kurti e tha në seancën para se ta kalonte ligjin në leximin e dytë. T’i shohim hapat tutje, po them që ne jemi aty për të parë çdo proces”, u shpreh ajo.

Haxhiu tha se deputetët e Aleancës do të jenë të pranishëm në këtë proces jo vetëm si përfaqësues politikë, por edhe në funksion të mbikëqyrjes së zbatimit të ndryshimeve.

“Do të jemi jo vetëm gardianë, por mbi të gjitha kjo është detyra jonë. Dhe për këtë Aleanca ka treguar dhe do të tregojë seriozitetin e vet”, deklaroi Haxhiu.

 

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika