Mustafa: Nga rreziku i deformimit të shtetit po ecim drejt normalizimit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka vlerësuar se ‘marrëveshja’ e arritur së fundmi mes subjekteve politike ka ndikuar në uljen e tensioneve në vend.

Duke folur në Debat Plus, Mustafa tha se palët kanë fituar nga kjo ‘marrëveshje’, pasi, sipas tij, ajo ka krijuar mundësi për shtensionimin e situatës pas një periudhe të gjatë tensionesh politike.

“Kanë fituar në përgjithësi nga kjo marrëveshje. I kanë dhënë vetes për shtensionim të situatës, e dini çfarë tensionesh kemi qenë si shoqëri”, ka thënë Mustafa.

Ai u shpreh optimist se Kosova tani mund të hyjë në një periudhë të normalizimit institucional dhe shoqëror.

“Kemi kaluar prej një rreziku të deformimit të shtetit total në një rrugë, ku unë besoj qe më mirëkuptim, me bashkim do të ecim drejt normalizimit institucional, por edhe të njerëzve. Nuk ka më keq se me qenë lajm, se me na u duke diçka e mirë, kur politikanë të partive të ndryshme se po ia japin njëri tjetrit dorën. Nuk më keq se kjo, kaq keq e kemi sjell vendin. Unë po besoj që tani po përmirësohemi. Ngadalë do të normalizojmë të gjitha rrjedhat në vendin tonë”, ka shtuar Mustafa.

Në mesnatën e 6 tetorit, Kuvendi në dy seanca të jashtëzakonshme miratoi në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjodhi Justina Shiroka-Pulën presidente të Kosovës, me 81 vota. Marrëveshja për presidenten u arrit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika