KFOR-i zhvillon stërvitje në terrenet malore të Kosovës

Ushtarë shumëkombësh të Komandës Rajonale-Perëndim (RC-W), pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, kanë zhvilluar një seri marshimesh këmbësore në terrene malore dhe të vështira në Kosovë, përfshirë zonat përreth kampit “Villaggio Italia”.

Sipas njoftimit të KFOR-it, aktiviteti kishte për qëllim zhvillimin e qëndrueshmërisë fizike dhe aftësive të lëvizjes në terrene malore, si dhe forcimin e ndërveprimit dhe bashkëpunimit ndërmjet pjesëtarëve shumëkombësh të Komandës Rajonale-Perëndim.

KFOR-i thekson se trajnimet e rregullta në terrene të ndërlikuara u mundësojnë pjesëtarëve të misionit të ruajnë aftësitë profesionale, gatishmërinë dhe vetëdijen për situatën në terren.

Tutje thuhet se këto aktivitete kontribuojnë në aftësinë e KFOR-it për të vepruar në mënyrë efektive në të gjithë Kosovën, në kuadër të angazhimit të misionit për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika