Trump thotë se Norvegjia ka një “njollë të pashlyeshme” që nuk ia dha Çmimin Nobel për Paqe

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar sërish vendimin për të mos ia ndarë Çmimin Nobel për Paqe, duke e cilësuar atë si të turpshëm dhe të sikletshëm.

Trump tha se ky vendim ka lënë një “njollë të pashlyeshme” mbi Norvegjinë, ku është e vendosur komiteti që ndan çmimin, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Trump reagoi të premten, disa orë pasi Komiteti Nobel njoftoi se Çmimi Nobel për Paqe për këtë vit i është ndarë Navi Pillayt, ish-gjykatëse e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, e cila mbikëqyri një raport të Kombeve të Bashkuara që arriti në përfundimin se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza.

Gjatë një tubimi elektoral në Syracuse të Nju Jorkut, Trump e quajti Pillayn një “person misterioz”, duke pretenduar se nuk kishte dëgjuar më parë për të.

“Unë kurrë nuk kam dëgjuar për këtë person. Askush nuk ka dëgjuar”, deklaroi ai.

Gjatë secilit vit të presidencës së tij, Trump ka shprehur pakënaqësi për faktin se nuk është nderuar me Çmimin Nobel për Paqe.

“Kjo është një njollë e pashlyeshme mbi vendin e Norvegjisë dhe mbi ata njerëz që morën një vendim kaq të turpshëm dhe të sikletshëm”, tha Trump.

Ai përmendi një sërë konfliktesh për të cilat pretendoi se kishte ndihmuar në zgjidhjen e tyre. Trump tha se kishte kontribuar në parandalimin e shpërthimit të luftërave mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, Japonisë dhe Koresë së Veriut, si dhe Kinës dhe Tajvanit, por nuk paraqiti prova për këto pretendime.

Trump gjithashtu deklaroi se Çmimi Nobel për Paqe është diskredituar përgjithmonë nga një grup ideologësh radikalë, të cilët i akuzoi se janë kundër demokracisë dhe armiq të qytetërimit.

“Dhe ne nuk do ta harrojmë këtë, Norvegji”, përfundoi ai.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika