Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj ish-deputetit Gani Geci, nën dyshimin për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Geci dyshohet se i kishte kërkuar Mehmetajt ta ndryshonte një postim në Facebook, duke ia përsëritur kërkesën me fjalët: “Pash një Zot, mos na merr në qafë, ndërro postimin se na duhet me u vra”.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 11 tetor, në zyrat e portalit “Vox Kosova”, pas një postimi të Mehmetajt lidhur me deputetin Fatos Geci.
Prokuroria po ashtu thotë se më 12 tetor, Gani Geci kishte pritur për rreth dy orë pranë TV Dukagjinit, derisa gazetari ishte në emisionin Debat Plus.