Gati një muaj nga Aktgjykimi për ish-krerët e UÇK-së, vendimi i plotë ende nuk u publikua

Trupi gjykues në rastin e Thaçit dhe të tjerëve ende nuk ka bërë hapin për publikimin e vendimit të plotë për dënimin ndaj tyre. Në rregulloren e Dhomave të Specializuara për Kosovën, nuk ka afat të caktuar për këtë, ndërkohë në Kosovë thonë se nuk duhet të vonohet i njëjti

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Këtë të premte bëhen fiks një muaj nga shpallja e aktgjykimit dënues ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit në Dhomat e Specializuara për Kosovën.

Por deri tash, për këtë vendin mund të lexohen vetëm 40 faqe, ku është i përmbledhur dënimi me 81 vjet burgim ndaj ish krerëve të UÇK-së.

Sipas legjislacionit të Gjykatën Speciale, nuk ka afat të caktuar se kur duhet të publikohet vendimi i plotw, por se kjo duhet të ndodhë “sa më shpejt që është e mundshme”. Në lidhje me këtë, përgjigje nuk kanë kthyer nga Dhomat e Specializuara për Kosovën.

Sipas Amer Aliajt, vendimi i plotë nuk duhet të vonohet, dhe se sipas tij i njëjti mund të publikohet brenda muajit të ardhshëm.

“Duke krahasuar praktikën e mëhershme në dy rastet e mëhershme të Sali Mustafës e Pjetër Shalës praktika ka shkuar prej 31 ditë deri në 75 ditë përafërsisht besoj që ky rast është më voluminoz dhe sigurisht që administrata dhe redaktimi i trupit gjykues mundet me marr kohë më shumë, kjo varet se sa shpejt e lexojnë dhe e redaktojnë gjykimin por besoj dhe shpresoj që gjatë muajit të ardhshëm të publikohet aktgjykimi”, ka thënë Amer Aliaj – Fondi për të drejtën Humanitare.

E sipas avokatit Meshari Selimaj, gjykata nuk duhet të e zvarritë të njëjtin dhe se duhet të kishte afat të caktuar, ashtu siç është e caktuar për gjykatat që funksionojnë në Kosovë.

“Duhet të mbizotëroj parimi i gjykimit në kohë të arsyeshme dhe i menjëhershmërisë së publikimit të aktgjykimit. Nëse e krahasojmë me kodin e procedurës penale të Kosovës e shohim se i njëjti i ka të përcaktuara shumë strikt afatet 15 ditë për personat që janë në paraburgim, 30 ditë për personat e tjerë që janë në liri maksimumi 60 dite, kur kemi të bëjmë me çështje të ndërlikuara”, ka thënë Meshari Selimaj – Avokat.

Pas një procesi të gjatë gjyqësor, trupi gjykues më 16 shtator shqiptoi aktgjykim dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, për akuzat për krime lufte.

Hashim Thaçi e Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet e Rexhep Selimi me 13 vjet burgim./TVDUKAGJINI

Lexo edhe:

Qeveria formon grupin punues për Apelin në Hagë, kush do të jetë pjesë e tij?

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika