Rama pas protestës në Tiranë: Kushdo që është i përfshirë do të përballet me ligjin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar një ditë pas protestës së zhvilluar në Tiranë, përmes një video-mesazhi të publikuar nga ambientet e dëmtuara të Kolegjit të Europës në kryeqytet.

Rama ia atribuoi dëmet e shkaktuara gjatë protestës opozitës, duke theksuar se ato nuk përfaqësojnë studentët.

Ai tha se qeveria është e gatshme të dialogojë me studentët dhe të diskutojë për gjetjen e zgjidhjeve për kërkesat e tyre.

Kreu i qeverisë i cilësoi orët e fundit si të vështira për Tiranën dhe Shqipërinë, ndërsa paralajmëroi se personat përgjegjës për dhunën do të përballen me ligjin.

“Kjo është rrënoja e duarve që nuk janë dhe s’mund të jenë duart e studentëve. Studentët janë e ardhmja dhe ata që shohin larg. Studentët janë të mirëpritur dhe me ta ne jemi gjithnjë gati të ulemi të flasim, të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje për gjërat që kërkojnë zgjidhje”, deklaroi Rama.

Ai akuzoi opozitën se, përmes dhunës, po përpiqet ta pengojë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Sipas Ramës, dëmet në ambientet e Kolegjit të Europës janë simbol i asaj që Tirana dhe Shqipëria kanë përjetuar gjatë protestës. Ai shtoi se vendi do të vazhdojë rrugën drejt integrimit evropian dhe nuk do të kthehet prapa.

“Kush mendon që ligji është larg gabon. Gjithkush që ka dorë në këtë katrahurë do të paguajë, sepse Shqipëria s’do të kthehet më kurrë pas”, u shpreh Rama.

Reagimi i Ramës vjen në ditën kur Kuvendi i Shqipërisë pritet të mbajë seancë plenare rreth orës 10:00, ndërsa studentët dhe gjimnazistët kanë paralajmëruar një protestë tjetër.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika