Protesta në Tiranë: Protestuesit “djegin gjithçka që u del përpara”, policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës

Situata në rrugët e Tiranës vijon të jetë e tensionuar si pasojë e protestës, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në drejtim të protestuesve, me qëllim shpërndarjen e tyre.

Ndërkohë, automjete të shumta të policisë po patrullojnë në zona të ndryshme të kryeqytetit, pasi protestuesit po lëvizin herë pas here nga njëra zonë në tjetrën.

Një tjetër grumbullim i protestuesve është raportuar pranë Drejtorisë së Policisë, në zonën e “Myslym Shyrit”. Megjithatë, ata janë larguar, pasi kanë hasur në një postbllok të madh policor.

Protesta ka nisur që në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë saj janë sulmuar institucione shtetërore dhe biznese private. Po, ashtu, janë djegur stola, kioska dhe kosha të mbeturinave.

Protestuesit kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të policisë, e cila është kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, situata në disa pjesë të kryeqytetit mbetet e tensionuar.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika